Protesta antiqeveritare në Iran dhe njftohet se ka dy të vrarë. Autoritetet akzojnë agjentët e huaj për këto ngjarje. Autoritetet iraniane njoftuan vdekjen e dy protestuesve në një tubim në perëndim të vendit të shtunën. Teherani fajëson për këto vdekje “agjentë të huaj”. Që prej të enjtes, Irani përballet me një valë proteste. Autoritetet iraniane kanë konfirmuar, se të dielen me, 31 dhjetor vdekja e dy protestuesve një ditë më përpara në Doroud në Iranin Perëndimor, ka ardhur si pasojë “agjentëve të huaj” dhe jo policia ishin përgjegjës për vdekjen e tyre.
“Përleshjet e dhunshme shpërthyen të shtunën gjatë tubimit të paligjshëm në Doroud dhe dy persona u vranë për fat të keq,” tha një zyrtar i lartë iranian, zëvendës guvernator i provincës së Lorestan në një intervistë të transmetuar te dielen nga televizioni shtetëror. “Nuk ka të shtëna nga policia dhe forcat e sigurisë, shtoi Habibollah Khojastehpour. Sipas tij janë gjetur gjurmë të armiqve të revolucionit, të grupeve tekfiriste dhe agjentë të huaj gajtë përleshjeve.” Termi takfiri i referohet islamistëve radikalë sunitë. Irani është përballur për tre ditë në një valë proteste të paparë që nga protestat kundër rizgjedhjes së Mahmoud Ahmadinejad në 2009.
Të shtunën, në ditën e tretë të protestave kundër vështirësive ekonomike dhe regjimit, policia ka shpërndarë me gaz lotsjellës një protestë të të rinjëve në Teheran, pasi paralajmëruan qeverinë kundër “tubimeve të paligjshme”.
Gjatë natës Natën, interneti është ndaluar por edhe telefonat celularë së paku në Teheran, thanë gazetarët e AFP. Miliona iranianë përdorin internetin në këto telefona.
Në mesditë, dhjetëra studentë u mblodhën përpara hyrjes kryesore të Universitetit të Teheranit për të protestuar kundër pushtetit, përpara se policia t’i shpërndante me gaz lotsjellës.
Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rohani do të flasë me bashkatdhetarët e tij në një fjalim televiziv të dielën në darkë, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Isna .
Vendi gjithashtu do të kufizojë përkohësisht qasjen në rrjete të caktuara sociale dhe do të bllokojë aplikimet e mesazheve për të kontrolluar lëvizjen në rritje të protestës, kanali televiziv iranian IRIB citoi një burim të informuar më herët të thoshte. “Ishte vendosur në nivelin më të lartë të sigurisë për të kufizuar qasjen në aplikacionet e ndryshme te rrjetve sociale./Syri.net/


