Protesta, Basha: Ka nisur numërimi mbrapsh për Ramën

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shoqërimeve të protestuesve. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shkruan se asnjë procedim penal nuk e ndalon PD dhe qytetarët të përmbushin misionin për një Shqipëri, si gjithë Europa.

Kreu i PD-së shprehet me bindje që ka nisur numërimi mbrapsh për kryeministrin Edi Rama.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit