Protesta/ Ç’pritet? Burime policore: Kërkuan leje deri në mesnatë

Mos i humb

Protesta e sotme e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 ashtu siç edhe është paralajmëruar. Sa për kohëzgjatjen e saj, gazetarja Dorjana Bezat, referuar burimeve policore bën me dije për “BalkanWeb” se demokratët kanë lajmëruar vazhdimin e tubimit deri në mesnatë (00:00).

Po sipas saj, përveç rrethimit përpara Kryeministrisë kanë nisur të vendosen forcat e policisë, mbi 1500 efektivë të cilët janë të pajisur me maska antigaz. Po ashtu në pjesën e pasme të kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet.

Pavarësisht se pritet që reshjet e shiut të shoqërojnë protestuesit, duket se është gjetur një zgjidhje. Kur na ndan një orë nga nisja e protestës, gazetari Klajdi Bodlli raporton për “Balkanweb” se ka nisur shpërndarja e çadrave me mbishkrimin “Rama ik” për protestuesit.

Po sipas Bodllit, në këto momente janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur në selinë blu, aty ku ndodhet lideri i PD-së, Lulzim Basha dhe disa ish-deputetë, që pritet t’i bashkohen turmës ashtu si edhe në protestat e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit