Protesta e 21 marsit, gjykata lë në burg 3 protestues

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 6 të ndaluarit e protestës së opozitës më 21 mars. Nën masën “arrest me burg” janë lënë protestuesit Mariglen Doçi, Dorian Protoduari dhe Emiljano Mustafa.

Ndërsa janë lënë të lirë me masën “arrest shtëpie” Bledar Dollia Jorges Gjikola dhe Arbër Kola.

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se mazhoranca ka për qëllim të trembë protestuesit. Ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu e cilëson politik vendimin e marrë për protestuesit. “Në këtë vend qeveria është e lidhur me krimin. Masa e arrestit me burg për protestuesit nuk është e drejtë”,- ka thënë ai.

Shoqërimi i protestuesve bëri që protesta e opozitës të zhvendoset nga Parlamenti në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti i PD-së Flamur Noka thanë se policia nuk kishte arsye për t’i shoqëruar, për shkak se protesta ishte tejet paqësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit