Protesta e banorëve të Kukësit para Kryeministrisë/ Rama, 1 javë afat për anullimin e …

Mos i humb

Banorët e disa fshatrave të Kukësit, Topojan, Turaj, Breki, Nimçë, Shtrezë, Kollovoz dhe Novosej, ku planifikohet të ndërtohen hidrocentralet mbi lumin Reka, i kanë lënë vetëm 1 javë kohë qeverisë Rama për të anuluar ndërtimin e hidrocentraleve.

Në të kundërt, siç paralajmëruan, ata do të rifillojnë protestat më ashpër deri në mosbindje civile.

Në protestën e sotme të banorëve të këtyre fshatrave para Kryeministrisë ishte i pranishëm edhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Në një prononcim deputeti Noka u shpreh në mbështetje të kërkesave të banorëve të Kukësit për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama të ndalojë ata që duan të shkatërrojnë zonën e Valbonës.

“Të jemi të bashkuar dhe të mos lejojmë anjë bulldozer, asnjë tubacion, asnjë masakjër që të ndodhë në tokën tonë Do ta mbrojmë me çdo kusht atë tokë.

I bëj thirrje kryeministrit, anulo firmën, urdhërin dhe vendimin kriminal që ke dhënë në kurriz të këtyre banorëve!

Këto protesta janë për të sensibilizuese. Në emër të bashëfshatarëve të mi, unë do ta ngre këtë çështje në parlament”, u shpreh deputeti Noka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit