Protesta e opozitës dhe indiferenca e kryeministrit, Berisha: PD dje më e bashkuar se kurrë, Ramën e tmerroi!

Mos i humb

Kreu i PD Sali Berisha është treguar kritik ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se kryeministria Rama po ndjek modelin e Enver Hoxhës dhe se kjo nuk mund të tolerohet.

“O do të votojnë shqiptarët ose e ardhmja e tyre nuk ekziston.

Para një jave hoqi votimin në PS, ju duhet të dini që partia e punës së Shqipërisë, ky vendos modelin që vendosej në kohën e Enver Hoxhës.

A janë shqiptarë këta. Imagjinoni çfarë konsiderate ka për votën.

Ky është armik i egër.

Ky duhet të ikë dhe do të ikë.”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista:

A është gati PD për zgjedhje të parakohshme nëse rrethanat e kërkojnë?

Berisha: Mendoj se tubimi i misionarëve dje, dëshmoi se ku ndodhet PD me veten e saj. Ishte një përgjigje. PD ishte në protestë, se ka individë që preferojnë të çojnë dolli me Edi Ramën ajo është zgjedhja e tyre. Por PD ishte dje më e bashkuar se kurrë. Siç e thashë largimi i Edi Ramës nga pushteti është objektivi imediat i kësaj lëvizjeje. Themelore është përmbysja e monizmit, ndëshkimi i vjedhjes së tmerrshme dhe mbulimi i që u bën SPAK (skapi). Çdo ditë marrim informacione për mënyrën se si mbyllen aferat e Erion Veliajt, Arben Ahemtaj , Damian Gjiknurit. Në Butrin del djali i xhaxhait të Damianit, me 30 mln euro del Thanasi i Damianit. A janë rastësi këto? Jo, janë të gjitha plaçkitje. PD nuk njeh formë të lirë pushteti përveç votës së lirë.

Pyetje: Basha e ndoqi këshillën tuaj, i tha të mos vijë në protestë dhe nuk erdhi?

Berisha: Jo skam asgjë, ishte rast i veçantë. Nuk doja të ndodhte diçka… Unë atëherë kur njoftuan për non-gratat mund ta shpallja armik personal, por problemi ishte se në logjikën time një kundërshtar mund të çonte 1 mijë raporte…Këtu është armik i shqiptarëve për votën. Këtë s’mund ta pranoj. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në botë se vota e lirë e qytetarëve. Ai është një autokrat që merr modelin e Enver Hoxhës.

Protesta synon rrëzimin e Edi Ramës? Si e shikoni indiferencën e Ramës?

Berisha: Dje, po të përgjigjem me një shprehje shqiptarçe, protesta ia dau frymën; thotë populli. Kur themi protesta e la pa fjalë do të thotë e mahniti, ndërsa kur themi ia dau frymën do të thotë e tmerroi. Shiheni pak, kishte dalë në një nga këto anësoret e rrugës dhe kaluan amerikanët tha dhe u mahnitën nga rruga , rruga ishte vetëm 10 m e gjerë…Se çfarë kishte ajo nuk e di…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit