Protesta në Zvicër kundër Trumpit dhe Forumit të Davosit

Mos i humb

Mbajtja e Forumit të Davosit dhe në veçanti pjesëmarrja në të e presidentit amerikan Domald Trump, ka mobilizuar një numër të konsiderueshëm njerëzish për të demonstruar në sheshe të disa qyteteve të Zvicrës.

Kështu, në Cyrih, rreth orës 19 kanë filluar demonstrimin disa mijëra veta. Demonstrimi tradicionalisht orientohet kundër vetë Forumit Ekonomik në Davos, ndërsa këtë vit, ai më shumë lidhet me Trumpin, i cili do të marrë pjesë në forum.

Protesta në Cyrih, me gjithë ndezjen në fillim të disa mjeteve piroteknike nga protestuesit, ka vazhduar e qetë, shkruan SDA.

Manifestimin e ka thirrur organizata e majtë “Bewegung für Sozializmus”, ndërsa në të kanë marrë pjesë, veç tjerash edhe “1.Mai-Komitee Zürich”, Partia e Punës etj.

Policia me një mobilizim të madh ka treguar prezencën e saj. Siç është njoftuar tashmë, Policia e Qytetit e Cyrihut e ka lejuar organizimin e demomnstratës dhe është përgatitur për trazira të mundshme.

Po ashtu kundër WEF është protestuar ose po protestohet ende edhe në Gjenevë, Lozanë dhe Friburg./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit