Protesta për HEC-et, policia arreston disa prej protestuesve

Mos i humb

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka postuar sot një video nga protesta e një grupi qytetarësh që demonstruan sot kundër lejimit të HEC-eve dhe në mbrojtje të lumenjve.

Situata ka degjeneruar nga një protestë normale në përdorimin e dhunës, ndërsa ka edhe të arrestuar. Në video dëgjohen thirrjet “polici e turpit dhe “shteti i Ali Pashëve” nga protestuesit si dhe “mos më prek, më lëshoni, ku e mbështetni arrestimin tim, më trego ligjin”.

STATUSI I PLOTE
Një grup qytetarësh, me bindje nga më të ndryshmet politike, janë dhunuar dhe arrestuar sot teksa protestonin për HEC-et e ndryshme të lejuara nga qeveria aktuale. E gjitha kjo ndodh në ditën që skadon gjendja e emergjencës, nga polica që refuzojnë të konfirmojnë edhe një arsye, dhe duke marrë urdhëra nga një grup civilësh të paidentifikuar.

Kjo është e disata ndërhyrje e dhunshme e policisë ndaj qytetarëve të ndryshëm që protestojnë. Nuk është rastësi tashmë, është trend.

Kur qeveria ndjen protesta kundërshtuese, i shkel në mënyrat më të dhunshme. Nga ana tjetër, është po kjo qeveri që organizon pseudo-protesta dhe marshim, ku merr pjesë masivisht administrata, dhe policia siguron mbarëvajtjen e tyre.

Jemi jo vetëm në një regjim diktatorial, por i aftë edhe të krijojë idenë e pseudo-protestave dhe pseudo-opozitës kur i intereson!

p.s Video e 12 minutave të fundit nga transmetimi live i Organizata Politike, ku shfaqen qartë veprimet e dhunshme dhe të paligjshme të policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit