Protesta për ndërtimin e HEC-it në Mirditë/ Gjobitet me 5 milion lekë të reja kandidati i LVV-së, shkeli masat anti-covid

Mos i humb

Kandidati i Pavarur në Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehu, është gjobitur nga policia për shkelje të masave anti-covd.

Gjoba me vlerë 5 milion lekë të reja për Shehun është vendosur për tubimin e zjvilluar me 11 prill para Komisariatit të Policisë në Lezhë në mbështetje 4 aktivistëve të arrestuar, pas protestës së zhvilluar kundër ndërtimit të një HECI dhe fabrike ujit në Thirrë të Mirditës.

Në një deklaratë për mediat Kandidati i Pavarur, Iliaz Shehu e ka konsideruar gjobën selektive, me pretendimin se partitë e tjera po grumbullojnë qindra njerëz dhe nuk ndëshkohen.

Aktivitstët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i mbështetur prej tyre Iliaz Shehu, ishin pjesë e protestës së banoreve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, pas të cilës u arrestuan organizatori dhe 4 aktivistë që që më pas gjykata vendosi që të hetohen në gjendje të lirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit