Protesta të hotelierëve në Madrid për shkak të COVID-19

Mos i humb

Pronarët e objekteve hotelerike sot kanë protestuar në Madrid për shkak të masave dhe pasojave të shkaktuara nga koronavirusi (COVID-19).

Pronarët e restoranteve dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me situatën aktuale. Atyre iu bashkuan pronarët e kafeneve, të cilët gjithashtu janë prekur nga pandemia.

Protestuesit mbanin edhe pankarta në të cilat shkruante “Le të ruajmë mikpritjen”.

Në Spanjë në nivel ditor regjistrohen mijëra të infektuar nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit numri i rasteve ka arritur në 534.513 persona. Një e treta e rasteve të reja janë në Madrid.

Si pasojë e infektimit kanë vdekur 29.594 pacientë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit