Ëmbëlsirë me Sherbet Çokollate – Delikate në Shije dhe Aromë

Mos i humb

Pse nuk duhet ta lini kurrë qenin të lëpijë fëmijën tuaj

Nëse qeni juaj i afrohet shumë afër fytyrës së foshnjës tuaj dhe e lëpin, duke lexuar këtë artikull do të doni t’i...

Balla takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev: Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u prit në një takim të...

Ish-ushtari serb rrëfehet për masakrat ndaj shqiptarëve: Si u vranë 140 persona dhe ku përfunduan trupat e tyre

Një dëshmitar serb ka treguar për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve, ku i kanë vrarë, masakruar e pastaj i kanë varrosur nëpër...

“Mos e harroni maskën”, Manastirliu publikon videon dhe këshillon qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat kudo...

Ëmbëlsirat gjithmonë janë perfekte dhe na shijojnë shumë.

Edhe pse mjekët këshillojnë që të konsumohen në sasi të vogla, kjo nuk do të thotë që nuk mund të kënaqemi me delikatesën e tyre.

AgroWeb.org ju tregon sot një ëmbëlsirë e cila vërtetë duhet të shijohet në porcione të vogla pasi është pak e rëndë.

Bëhet fjalë për një kek të pasur në shije dhe aromë kakaoje i zhytur në sherbet me çokollatë.

Kjo ëmbëlsirë është vërtet fantastike nëse keni ndonjë gëzim familjar apo festë ditëlindjeje.

PËRBËRËSIT

4 vezë

1 filxhan çaji sheqer

1 filxhan çaji qumësht

1 filxhan çaji vaj ulliri

3 filxhanë çaji me miell

5 lugë gjelle kakao

1 pako pluhur pjekës

SHERBETI

3 gota ujë

2 gota sheqer

200 gr çokollatë,

Lëkurë limoni

PËRGATITJA

Thyeni vezët në një tas dhe rrihini me mikserin bashkë me një filxhan sheqer.

Kur masa të jetë bërë kremoze dhe me ngjyrë të verdhë të hapur, AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni qumështin dhe vajin e ullirit.

Ndërkohë në një tas tjetër përzieni miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës të ëmbëlsirave.

Kur të siguroheni që sheqeri është tretur plotësisht, hidhni miellin me kakao dhe fryrësin tek tasi ku keni rrahur përbërësit e lëngshëm.

Vazhdoni ta përzieni me rrahësen e vezëve masën derisa përbërësit të lidhen dhe të formojnë brumin e ëmbëlsirës.

Këtë brum kalojeni në një tavë të cilën e keni lyer me pak vaj dhe spërkatur lehtë me miell.

AgroWeb.org ju këshillon që për të patur një pjekje sa më të mirë dhe të njëtrajtshme, brumin duhet ta përhapni sa më barabartë në tavë.

Futeni tavën në furrë të ngrohur në 170 gradë dhe piqeni për 40 minuta.

Për të parë nëse ëmbëlsira është pjekur, shpojeni atë në mes me një thikë dhe shikoni nëse sipërfaqja e saj është e pastër atëherë gjithçka është gati.

Ndërkohë që ëmbëlsirën e lini të ftohet, përgatisni sherbetin.

Në një tenxhere përzieni ujin dhe sheqerin dhe vendoseni në zjarr që të ziejë.

Pas 10 minutash që sherbet valon, shtoni lëkurën e një limoni të prerë në formën e një fletë të hollë.

Në 5 minutat e fundit të zierjes së sherbetit shtoni edhe çokollatën.

Në këtë hap duhet ta përzieni mirë masën në mënyrë që çokollata të mos ngjitet në fundin e tenxheres.

AgroWeb.org ju këshillon që ëmbëlsirën ta prisni në format që dëshironi dhe të hidhni kështu sherbetin e përgatitur.

Mbulojeni tavën me një kapak apo pecetë dhe lëreni që të përthithë sherbetin për 1 orë.

Më pas futeni në frigorifer para se ta shërbeni dhe shijojeni me të dashurit tuaj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që...