“Protestat kundër Vuçiçit po e dobësojnë Beogradin në raport me Prishtinën”

Mos i humb

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliç, vlerëson se protestat e opozitës në Serbi po mbahen në një moment të papërshtatshëm, sepse prioritet tani për tani sipas saj është arritja e marrëveshjes përfundimtare në dialogun Prishtinë–Beograd.

Ajo për “ Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe ka thënë se protestat kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, po e dobësojnë pozitën e Beogradit, edhe pse në këto momente duket se edhe Prishtina po e humbë mbështetjen.

Ajo ka kujtuar kështu se është taksa e vënë ndaj mallrave serbe , ajo që e ka bërë që SHBA-ja t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës, edhe me anulimin e vizitës së një zyrtari të lartë amerikan për të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kjo, sipas saj është mesazhi më eksplicit që SHBA-ja i ka dërguar Prishtinës lidhur me vendimin e paarsyeshëm për taksë ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Për më tepër Miliq ka thënë se  momentalisht Kosova ka probleme të brendshme për arritjen e konsensusit të brendshëm, me theks ndërmjet liderëve politik.

Në fund, Miliç, ka thënë se Prishtina e Beogradi për arritjen e marrëveshjes duhet ta marrin modelin e Greqisë e Maqedonisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit