Franca duhet të përgjigjet për krimet që i ka bërë në Afrikë!

Mos i humb

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik ka deklaruar sot Franca të përballet me të kaluarën e saj. Duhet që në aspektin ligjor ajo të përballet me veprimet në shkeljen e të drejtave të njeriu. Të vrasjeve në të cilat janë përfshirë autoritetet franceze, nga Kameruni deri në Algjeri.

Ai gjithashtu ka shtuar se Turqia është me popullin e Venezuelës, se respekton kushtetutën e Venezuelës dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

“Është ofenduese të emëroni dikë për shef të përkohshëm të shtetit”, tha Çelik para gazetarëve në Ankara pas takimit të këshillit drejtues të AK Partisë.

Përveç tjerave, Çelik ka prekur edhe tematrreth zonave të sigurisë në veri të Sirisë.

“Nuk mund të thuhet se janë konstruktive bisedimet me Trumpin të shtrira në nivel më të vogël (lidhur me çështjet e zonave të sigurisë në Siri)”, tha Çelik.

Sipas AA, Çelik ka theksuar gjithashtu se vendi i tij ashpër është kundër arrestimeve arbitrare të turqve ujgurë në Kinë.

“Arrestimet arbitrare të turqve ujgurë nuk mund të konsiderohen si të ligjshme”, tha Çelik.

Ai dënoi edhe deklaratën e para do kohshme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron me shënimin e 24 prillit si ditë që lidhet me “vuajtjet e armenëve në vitin 1915”.

Në fund foli edhe për hetimin e Kombeve të Bashkuara për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“I japim rëndësi hetimit mbi Kashoggin, që e zhvillon OKB-ja”, tha Çelik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit