Protestat në Evropë apelojnë për veprim global ndaj ndryshimeve klimatike

Mos i humb

Miliona njerëz kanë marshuar në të gjithë globin në protestën më të madhe në lidhje me ndryshimet klimatike për t’u bërë thirrje qeverive të tyre të ndërmarrin veprime urgjente për atë që grupet dhe aktivistët mjedisor e përshkruajnë si problemin më urgjent që duhet zgjidhur.

Qindra mijëra protestues, kryesisht të rinj dhe prindërit e tyre dolën në rrugë në qytetet e mëdha në të gjithë botën.

Nxënësit e shkollave nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar udhëtuan në kryeqytetin britanik për të mbushur sheshin kryesor të Parlamentit në Londër. Qindra protestues u tubuan jashtë bibliotekës madhështore të Mançesterit duke brohoritur “Planeti i kujt? Planeti i ynë!”.

Në Edinburgh, një turmë e madhe e fëmijëve dhe studentëve mbushën lëndinat e gjelbëruara në mbështetje të “Grevës së Klimës”.

Në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, mijëra u tubuan në portën Brandenburg për të inicuar protestat e tyre. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera kryesore gjermane, përfshirë Frankfurtin dhe Bremenin.

Parisi dhe Brukseli panë dhjetëra mijëra protestues duke marshuar rrugëve.

Dhjetëra mijëra po ashtu dolën në rrugët e Oslos dhe Stokholmit për të dërguar të njëjtin mesazh të veprimit urgjent për tokën.

Greva globale e klimës e vlerësuar si mobilizimi më i madh i klimës ndonjëherë, po mbahet sot në mbi 110 vende në gjashtë kontinente me më shumë se 3.500 demonstrime nga aktivistë, studentë, shkencëtarë, punëtorë dhe shumë të tjerë.

Protestat u mbajtën nga Australia në Afrikë dhe nga Azia në Amerikë për të shënuar ngjarjen më të madhe të mjedisit të regjistruar ndonjëherë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit