Fronti Popullor në Tunizi, i formuar nga bashkimi i partive të majta, ka bërë thirrje për bojkotimin e produkteve amerikane në shenjë reagimi ndaj vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit”.
Fronti Popullor, i cili përfaqësohet nga 15 deputetë në parlamentin tunizian, ka protestuar kundër vendimit të SHBA-ve në rrugën simbolike të kryeqytetit, Habib Burgiba.
“Është kusht për mbështetësit e kauzës palestineze t’i bojkotojnë produktet amerikane. Dijetarët muslimanë duhet të japin fetva për nevojën e këtij bojkoti”, tha Hammam Hamami, zëdhënësi i Frontit Popullor, gjatë fjalës së tij në protestë.
Hamami u bëri thirrje grupeve palestineze për unitet kombëtar kundër vendimit të qeverisë amerikane.
“Zgjidhja e çështjes palestineze nuk është në duar të liderëve arabë, por në duar të grupeve palestineze të rezistencës dhe popujve arabë”, vlerësoi ai.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor shpalli njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës në këtë qytet./Rtv islam/


