Protestë para Konsullatës iraniane në Stamboll

Mos i humb

Një grup njerëzish që janë pjesë e shoqatave siriane sot para Konsullatës së Përgjithshme të Iranit në Stamboll, mbajtën protestë për shkak të sulmeve të regjimit në Gutën Lindore.

Demonstrantët mbanin një njeri të mbështjell me çarçafë duke shprehur pakënaqësi për shkak të vuajtjeve gjatë sulmeve me armë kimike që regjimi i kreu në Gutën Lindore.

Në Gutën Lindore nga viti 2013 deri më sot janë kryer 203 sulme me armë kimike, ndërsa shoqatat siriane pohojnë se gjatë sulmeve është përdorur sarin. Demonstrantët shprehën pakënaqësi për shkak të mbështetjes së Iranit që ofron ndaj regjimit sirian.

Protestat përfunduan pas një paralajmërimi të policisë se ishin të paautorizuara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit