Protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në Ministrinë e Arsimit (Video)

Mos i humb

Këshilli Studentor i Fakultetit Shkencave Matematiko-Natyrore ka organizuar një protestë më kërkesën për rikthimin e drejtimeve arsimore në fakultet si dhe heqjen e Udhëzimit Administrativ, sipas të cilit studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim në institucionet arsimore para studentëve të FSHMN-së.

Kryetari i Këshillit të Studentëve Florian Bivolaku, tha se ne jemi të pakënaqur  dhe kërkojmë përgjigje nga ana e ministri që na është humbur e drejta per të dhënë mësim në arsim pas përfundimit të studimeve.

“Ne si student të FSHMN-së jemi duke kërkuar përgjigje nga ministri i arsimit shkencën dhe teknologjisë në lidhje me  një kërkes tonë për të ndryshuar një vendim dhe udhëzim administrativ  ku drejtimet arsimore kaluan në fakultetin e edukimit, si dhe me atë udhëzim na është humbur e drejta për tu punësuar në arsim. Studentët e edukimit pa marrparsysh notën mesatare të tyre kanë përparësi në punësim para FSHMNS-së , filologjikut dhe filozofikut. Kërkesa jonë ka qenë e qartë dhe e thjesht duam drejtësi duam barazi!”, tha Bivolaku.

Ai ndër të tjera tha se ne jemi në kërkim të një përgjigje nga kjo ministri sepse vazhdimish kanë dërguar kërkesa dhe kanë bërë peticione për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne i kemi dorëzuar kërkesat mirëpo nuk morëm asnjëher përgjigje, në vitin 2018, ne si student të FSHMN-së e dorëzuam një kërkesë zyrtare në ministri në lidhje më këtë qështje mirëpo nuk morëm ndonjë përgjigje, e meqensë nuk morëm përgjigje 20 ditë më pas e dorëzaum një peticion me mbi nëntë mijë nënshkrime, mirëpo e gjtha çfarë morëm ishte një injorim total nga kjo ministri. E pse i gjith ky injorim nga kjo ministri nuk  e dim, vetëm lë të na tregojn a me ja vendos drynin FSHMN-së apo jo?”,  u shpreh Bivolaku.

Pas insistimeve të shumta nga studentët protestues për të marr një përgjigje nga ministri, Valmir Gashi kshilltar i ministrit, tha se ministri është duke i ftuar brenda për të biseduar për qështjen dhe për të dalur me një rezulat konkret

“ Ne që dy here jemi duke i thënë se katër persona mund të hyjn brenda. Ministri është duke i pritur në takim me e shqyrtu dhe me e diskutu problemin pra nëse ata kanë ardh për me zgjidh problemin ata duhet të vijn brenda në takim , e nëse këta kana gjend tjetër për protestën atëher është e drejt e tyre që munden me vazhdu”, tha Gashi, këshilltar i ministrit

Mirëpo edhe pas propozimit të ministri studentët nuk pranun të shkojn në takim sepse kërkesa e tyre ishte që ministri te del jasht për t’i japur përgjigjen para të gjithëve./Kosova Post/

https://www.youtube.com/watch?v=6EzN2dUDA_Y

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit