
Pronarët e kioskave në Prishtinës sot protestuan para komunës, duke kërkuar që kriteret e marrjes së hapësirave për kioska të ulen, sepse janë shumë të larta, duke përfshirë 5 milion euro qarkullim për tre vjet për 11-të kioska. Kjo ka bërë që shumë ish pronar të kioskave të mbesin pa punë
Sadudin Hasani, kryetar i Shoqatës së Kiskave dhe bizneseve të vogla tha se “Ne sot jemi mbledhur të protestojmë kundër vendimit te Komunës së Prishtinës për kriteret ankandit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për vendosjen e kioskave të reja”. Ai po ashtu tha se kryetari Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti po mundohet ta minimizoj këtë problem.
“Dua t’ja përkujtoj kryetarit se nuk janë 11 kioska që deklaron ai, por janë mbi 30 kioska aktive, dhe janë më shumë se 70 punëtor që punojnë në ato. E vetmja pikë ku biem në kundështim me Komunën e Prishtinës, është se kush me qenë pronar nëpër kioska. Me këtë vendim Shpend Ahmeti dëshiron t’ua marrë të varfërve kioskat e me ua dhënë të pasurve”, tha Hasani, duke shtuar se nw kwtw ankand janw bwrw manipulime.
“Fakti që si kriter duhet t’i kenë 5 milion euro qarkullim për tre vjetë kioskat, kur dihet se qarkullimi mujor për një kiosk është prej 3000 euro deri në 5000 euro”, tha Hasani derisa akuzon komunën për ndarjen jo të barabartë të kioskave të ndara në tri zona.
“Pikat më të mira i kanë nga 18 metra katëror ndersa zoant tjera kanë meter katror shumë të vogël, këtu janë bërë manipulime dhe ftohet prokuroria për hetim, theksoi Hasani, ndërsa kërkon nga asmblistët miratimin me shumicë votash vazhdimin e të drejtës së shfrytëzimit të kiosqeve pronarëve aktual e të mos i jepet e tdejta mbi këto hapsira pronarëve të rinj.
“Kërkesat tona janë që Asambleja Komunale e Prishtinës të votoj me shumicë votash që neve shfrytëzuesve aktual të na vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të hapësirës,duke pasur parasysh se ka pronar që shfrytëzojnë këto kiosqe tash e 40 vite. Për ne është e pranueshme çmimi aktual i taksës për shfrytëzimin e hapësirës, sikur edhe e pranojmë kushtin për vetëfinancim për ndrrimin e kioskave të reja sipas planit dhe në pikat e caktuara nga drejtoria e urbanizmit”, tha Hasani.
Protestuesit janë irrituar për faktin që nuk u priten nga kryetari Shpend Ahmeti dhe as nga Genc Bashota Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimin Hapësinor dhe Urbanistik.


