Provokon Donald Trump/ Thirrje elektoratit: Sfidoni sistemin…Votoni dy herë

Mos i humb

Teksa në nëntor në SHBA do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, presidenti Donald Trump ka bërë një provokim të ri.

Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai i bëri thirrje mbështetësve të sfidojnë sistemin dhe të votojnë dy herë: një herë personalisht dhe një tjetër me postë, praktikë kjo e ndaluar në Shtetet e Bashkuara

I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, Josh Stein.

Në llogarinë e tij në Twitter, Stein duke kritikuar Trumpin për “thirrjen skandaloze” dhe për “shkeljen e ligjit”, shkroi: Sigurohuni që të votoni por jo dy herë!”.

Më 25 gusht Trump paralajmëroi se votat do të manipulohen nga demokratët” – deklaroi Trump dhe përsëriti pretendimin se fletëvotimet me postë mund të jenë të mashtruara 

Në zgjedhjet amerikane pritet që një numër i lartë votuesish të votojnë me anë të postës për shkak të frikës prej pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit