Kremlini: Askush në Rusi nuk fiton nga helmimi i Navalny-t

Mos i humb

Rusia është e interesuar të sqarojë atë që ndodhi me udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny dhe ka nevojë për bashkëpunim më të gjerë me Gjermaninë në këtë rast, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Për të nisur një hetim, Moska duhet të ketë arsye serioze siç janë rezultatet e provave nga pala gjermane, duke konfirmuar që Navalny ishte helmuar sepse mjekët rusë nuk arritën të gjenin gjurmë të toksinave, tha Peskov para gazetarëve në Moskë.

“Ne sigurisht jemi të interesuar të përcaktojmë arsyet për atë që i ndodhi pacientit të Berlinit. Autoritetet tona hetimore po kryejnë veprimet e nevojshme të verifikimit. Informacionet nga pala gjermane do t’i ndihmojnë patjetër këto veprime. Deri më tani ne nuk kemi marrë ndonjë informacion dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti”, tha ai.

Peskov theksoi gjithashtu se askush në Rusi nuk përfiton nga helmimi i Navalny-t, duke shtuar se Moska nuk pranon asnjë akuzë rreth kësaj çështjeje.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë i dërgoi një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike Berlinit, të cilën e ka pranuar pala gjermane. Ende nuk kemi përgjigje”, tha ai.

Të mërkurën, Steffen Seiber, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel tha se Berlini do të njoftojë BE-në dhe NATO-n si dhe Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për gjetjen e “një agjenti nervor kimik nga grupi Novichok” në testet e Navalny-t për të përgatitur një qëndrim të përbashkët.

Sipas qeverisë së Britanisë së Madhe, i njëjti agjent nervor Novichok u përdor gjithashtu në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik Salisbury.

Rusia, megjithatë, këmbëngul se nuk është përfshirë, tha Leonid Rinik, një nga zhvilluesit e Novichok, duke shtuar se simptomat e Navalny-t nuk i ngjajnë helmimit me Novichok.

Ai rikujtoi se Rusia as nuk zhvillon dhe as nuk prodhon më armë kimike pasi pjesa e fundit e kimikatit u shkatërrua në vitin 2017, i cili u verifikua dhe certifikua nga OPCW.

Aktualisht, Novichok dihet se prodhohet në SHBA dhe Gjeorgji, tha Yury Shvytkin, theksoi anëtari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus – Duma.

Navalny, 44 vjeç, një kritik i zhurmshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, nuk u ndje mirë më 20 gusht gjatë fluturimit nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Avioni bëri ulje emergjente në Omsk dhe Navalny u dërgua me urgjencë në një spital, ku ai kaloi dy ditë para se të dërgohej në Berlin për mjekim.

Aktualisht ai është në kujdes intensiv në një gjendje kome mjekësore. Gjendja e tij është e rëndë por nuk ka rrezik akut për jetën e tij, thonë mjekët e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit