PS kërkon përjashtimin e Salianjit dhe 2 deputetëve të tjerë

Mos i humb

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesën për përjashtimin e tre deputetëve, Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Kërkesa është depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimin dhe Etikën, ndërsa argumentohet se tre deputetët kanë shkelur rregulloren, duke ndezur flakadanë dhe duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve në Kuvend këtë të enjte.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kuvendi për deputetët, mbledhja e Sekretariatit të Etikës pritet të realizohet online këtë të premte, në orën 14:30.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit