PS mbledh Asamblenë më 22, dy ministrat që rrezikojnë postin

Mos i humb

Ashtu si çdo të hënë, edhe këtë paradite kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është caktuar data e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të zhvillohet më 22 korrik.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në mbledhjen e Kryesisë së PS është bërë edhe një analizë e thellë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe e gjithë procesit zgjedhor, që nga fushata e deri te bojkoti i opozitës.

Gjithashtu, gazetari Gjençaj tha se në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare, që do të mblidhet më 22 korrik, kryeministri Edi Rama mund të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Dy emrat më të rrezikuar në qeveri janë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo për faktin se në mbledhjen e Asamblesë së kaluar, Rama tha se dy ministrat Klosi e Manastirliu kanë afat deri pas zgjedhjeve lokale nëse do të vijojnë të mbajnë portofolin e ministrave.

Në atë kohë, Rama tha se gjithçka do të varet nga angazhimi i tyre në fushatën zgjedhore. Tashmë mbetet për t’u parë nëse më 22 korrik Rama do të vendosë edhe ndryshimin e kabinetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit