PSD-në nuk po e mbështet askush për seancë të jashtëzakonshme

Mos i humb

 

Kërkesa e Partisë Socialdemokrate (PSD) për seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar për dialogun me Serbinë, është refuzuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me arsyetimin se Kuvendi është në pushim.
Shpresa e vetme për PSD-në tash mbetet mbledhja e 40 nënshkrimeve të deputetëve. Për të bërë një gjë të tillë, PSD-ja duhet të llogarisë në ndihmën e partive tjera opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë ia kanë dërguar një kërkesë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të nënshkruar këtë iniciativë.

Sipas tij, të gjitha partitë opozitare duhet të jenë bashkë për të ndalur presidentin Hashim Thaçi.

“Ne kemi propozuar që me dy të tretat e votave të Kuvendit të mandatohet ekipi. Dy të tretat e Kuvendit nuk mund të bëhet pa votat e opozitës. Pra, ne e kem dhënë rrugën se si ndalet zotëri Thaçi. E duke mos dhënë rrugë, por vetëm duke kritikuar dhe duke gjetur arsyetime aspak politike, atëherë në fakt po i shërbehet vazhdimit të kësaj katrahure nga kjo qeverisje dhe nga ky president”, tha Sejdiu.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë emergjencë që të ndërpriten pushimet e verës.

“Deputetët e Kuvendit janë çdo herë në punë në momentin kur ka nevojë për prezencën e tyre. Ne jemi aktualisht në pushimet e verës. Nuk kemi ndonjë arsye të jashtëzakonshme që të na vë në emergjencë”, thotë Veseli.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se kjo parti nuk do të mbështes ish-partiakët për këtë seancë të jashtëzakonshme. Sipas saj, PSD-ja duhet të ketë qasje më serioze.

“Pse ne konsiderojmë që ajo rezolutë e PSD-së është biletë për Thaçin në Bruksel, është pikërisht sepse e njëjta nuk e përjashton në asnjë prej pikave këtë person. Prandaj, ne e kundërshtojmë rezolutën në fjalë prandaj ne nuk mund t’i japim nënshkrimet për një rezolutë të tillë”, tha Haxhiu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit