Pse duhet të hani çdo ditë banane me lëkurë të errët?!

Mos i humb

Bananet janë të njohura gjerësisht për vetitë e tyre në shëndet, por nëse jeni mësuar ti zgjidhni nga “bukuria”, tashmë do preferoni më shumë ato me lëkurë me njolla të errëta.

Kjo pasi këto banane lehtësojnë djegiet në stomak dhe refleksin, duke ju bërë që të ndiheni më mirë.
Bananet me njolla kafe, ndihmojnë edhe në reduktimin e presionit të gjakut, duke mbrojtur nga infarkti apo goditjet e zemrës, për shkak se janë të pasura me potas.

Konsumi i një apo dy bananeve në ditë, garanton më shumë energji për të përballuar ditën. Gjithashtu në sajë të vitaminave dhe mineraleve që përmbajnë, parandalojnë ngërçet muskulore.
Këto lloj bananesh mund të ndihmojnë në luftën kundër anemisë, pasi favorizojnë prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Nëse vuani nga ulçera, këto banane mbrojnë ndjeshëm stomakun, shkruan noa.al.

Ndër të tjera bananet me njolla kafe, luftojnë depresionin, duke stimuluar serotoninën, e cila është hormoni i lumturisë. Bananet ndihmojnë për të luftuar edhe tensionit pre menstrual, ndaj kur ndiheni me humor të keq dhe të stresuar, hani një banane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit