Pse Edi Rama po e mban sekret cv-në e Gent Cakajt?

Mos i humb

Që në kohën që Edi Rama zhvilloi një betejë të pa precedentë me presidentin, Ilir Meta, për emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, u kërkua nga opozita dhe media që të bëhej publike CV-ja e tij.

Rama në një deklaratë te “Zonë e Lirë”, tha se për këtë çështje menjëherë pasi ai të ulej në karrigen e ministrit “de fakto”, do bëhej publik edhe jetëshkrimi i djaloshit 28 vjeçar nga Kosova, të cilin ai e quan, “gjeni”.

Por edhe pasi Rama i delegoi në mënyrë antikushtetuese detyrën e ministrit të Jashtëm, ende nuk po bëhet publike CV-ja e Cakajt e cila çuditërisht ka munguar edhe gjatë kohës prej një viti e gjysmë që ai mbante detyrën e zëvendësit të Ditmir Bushatit.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili njëkohësisht ka ngritur edhe disa pikëpyetje. Përmes një postimi në Facebook, Spahia shtron pyetjen: ”A e propozoi veten për ministër të jashtëm, si Enver Hoxha dikur, për të hyrë në histori, si kryeministri që e delegoi në kohë rekord një funksion kushtetues?

Ka kaluar një javë por ende nuk e dimë çfarë përfaqëson Gent Cakaj përveç leximit…Si mund të mbetet anonim, pa një CV, ndryshe nga dy zv. ministrat e tjerë, zv. ministri, që i është dhënë timoni i politikës sonë të jashtme?”.

Postimi i plotë i deputetit Bardh Spahia

Pse eshte sekret cv-ja e Gent Cakajt ?

Prej një jave e “kurorëzoi“ si zëvendësministër me funksione ministri për Evropën e Punët e jashtme, por Gent Cakaj vazhdon të mbetet mister për formimin e tij që ka magjepsur aq shumë kryeministrin!
E mbani mend si iu përgjigj me fyerje gazetarëve që i bënë pyetjen bazike, se ku mund të gjenin një CV të Gent Cakajt? U tha se 28 vjecari, që ka lindur në të njëjtin vit me djalin e tij, kishte lexuar më shumë libra se ata!!!! Pa paragjykuar aftësinë e një artisti për të vlerësuar një kapacitet të denjë për kryediplomat, pa dyshim që nuk mjafton si garanci “fjala“ e një kryeministri që në 6 vjet, tjetër thotë, e tjetër bën, fjala e atij qe e mbushi parlamentin me kriminele dhe perbetohej per pastertine e tyre, fjala e atij qe bente ironi per akuzat ndaj Elvis Roshit dhe pastaj garantonte per te, fjala e atij qe Sajmir Tahirin e quante kampionin e qeverisjes se tij, fjala e atij qe perdhosi cdo zyre e institucion te shtetit shqiptar. A e propozoi veten për ministër të jashtëm, si Enver Hoxha dikur, për të hyrë në histori, si kryeministri që e delegoi në kohë rekord një funksion kushtetues? Ka kaluar një javë por ende nuk e dimë cfarë përfaqëson Gent Cakaj përvec leximit.
Si ka mundësi që një 28 vjecar nuk paraqet dot një CV? Përse e fsheh eksperiencën, personi të cilit i është deleguar përfaqësimi i Shqipërisë me botën e jashtme? Si mund të mbetet anonim, pa një CV, ndryshe nga dy zv. ministrat e tjerë, zv. ministri, që i është dhënë timoni i politikës sonë të jashtme?
Imagjinoni se si do përfaqësohet Shqipëria në takimet ndërkombëtare, me një 28 vjecar pa një CV publike, e me emërtimin “ zëvendësministër në detyrën e drejtimit dhe përfaqësimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme“!!!!! Minimumi do ngjallë kuriozitet mes diplomatësh e zyrtarësh, për t’u bërë objekt barcaletash kur të mësojnë arsyen, e të kuptojnë fare qartë modelin putinian të një artisti që ka marrë karriken e kryeministrit, e që e trajton një vend anëtar të NATO-s, si cifligun e tij personal. Edhe sa kohë mund të shitet anormaliteti për normalitet?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit