Pse i shpëtoi shkarkimit Shpend Maxhuni?

Mos i humb

Pas operacionit të kidnapimit të 6 gylenistëve, që po konsiderohet si operacion i turpit, shkuan kokat e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi. Edhe pse e gjithë kjo ishte urdhëruar nga Hashim Thaçi dhe e ekzekutuar nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, kjo dyshe shpëtuan pastër.

Përderisa për rrëzimin e Thaçit edhe më tutje s’ka asnjë nismë në Kuvend, kryeministri Haradinaj u tregua selektiv në shkarkime, duke mos ia larguar nga dora Thaçit veglën e tij në Polici.

Kryeministri Haradinaj në seancën e sotme në Kuvend ka treguar se kishte kërkuar informata rreth ngjarjes së djeshme nga të gjithë akterët e përfshirë, mes tyre edhe drejtorit të Policisë.

“Kam kërkuar informata shpjegimet ashtu siç e parasheh procedura me shkrim prej drejtorit të AKI-së, prej Ministrit të Brendshëm, ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Policisë”

Pas informatave që mblodhi Kryeministri, ai kërkoi dorëheqjen, sipas hierarkisë, të personave që janë nën urdhrat e tij. Nga këta, shpëtoi vetëm Maxhuni dhe natyrisht Presidenti i Vendit.

Në Qeveri besojnë se është i mjaftueshëm shkarkimi i ministrit të Brendshëm, që është mbi shefin e Policisë.

Por, me gjasw, Maxhunin nuk do të mund ta shpëtonte asgjë, përveç afërsisë me PDK’në dhe me Thaçin. Ky nuk është aksioni i vetëm që e kishte kryer binomi Thaci-Maxhuni as në këtë javë. Të hënëm kur Policia e Kosovës arrestoi zyrtarin e Serbisë në veri, Marko Gjuriq, Gazeta Express mësoi se e gjitha kishte qenë skenar i Thaçit i realizuar në zyrën e tij ku kishte ftuar ministrin Sefaj dhe drejtorin e Policisë dhe u kishte dhënë komandat. Tutje Maxhuni orkestroi lëvizjet e policisë sipas kërkesës së shefit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit