Pse u largua LDK nga Kuvendi, tregon deputeti Zemaj

Mos i humb

Deputeti  i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një postimi të tij në Facebook, ka treguar arsyen e largimit të LDK-së nga seanca e sotme e Kuvendit, derisa shkruan ai se sot u dëshmua që qeveria e pakicës e ka bërë Kuvendin jofunksional.

Për më tepër ai ka shkruar se kjo qeveria e ka humbur legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë.

Sipas tij, seanca e sotme ka filluar në mënyrë arbitrare, derisa  shkruan Zemaj, kryesuesi fillon seancën pa miratimin e rendit të ditës.

“Kryesuesi i seancës në mënyrë arbitrare filloi seancën pa miratimin e rendit të ditës. Këta mashtrojnë me prezencën në sallë, ofendojnë opozitën dhe tentojnë të shantazhojnë me logjikën e përfitimit personal”, ka shkruar Temaj në Facebook.

Postimi i plotë i Zemajt:

Kryesuesi i seancës në mënyrë arbitrare filloi seancën pa miratimin e rendit të ditës. Këta mashtrojnë me prezencën në sallë, ofendojnë opozitën dhe tentojnë të shantazhojnë me logjikën e përfitimit personal.

Kjo qeveri e pakicës edhe sot u dëshmua se e ka bërë Kuvendin jo funksional duke e humbë edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë.

Qëndrimi jonë është konform përgjegjësive tona institucionale. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me këtë avaz të njëjtë dhe vendin ta kthejë mbrapa aty ku dëshirojnë zaptuesit e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

P.S

Kjo është shumica aktuale e kësaj Qeverie.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit