Publikohet raporti prej 8 milion euro shpenzime të Zyrës Kombëtare të Auditimit

Mos i humb

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur mbledhje lidhur me shqyrtimin e raporteve vjetore financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Drejtor i Zyrës Kombëtare të Auditmit, Besnik Osmani tha se në vitin 2017 niveli i shpenzimeve ka qenë i lartë, sipas tij shpenzimi me i madh ka qenë dhe vazhdon të jetë shpenzimi i qerasë i cili ka kaluar shumën prej 8 milion euro.

“Për vitin 2017 janë bërë 124 raporte auditimit. Niveli i shpenzimeve të buxhetit është 94.5%. Shpenzimet e udhëtimit për vitin paraprak i kemi ulë. Sa i përket raportit të auditorit, auditori që ka audituar institucionin tonë ka qenë pozitiv. Shpenzimi më i lartë që ndodhë tek ne janë shpenzimet e qirasë. Sa i përket objektit është jashtë domenit tonë dhe ne jemi të varur nga institucione tjera. Totali i pagesave për këtë ndërtese ka kaluar 8 milion euro”, u shpreh Osmani.

Osmani theksoi se sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Kosovës ajo është korrekte dhe se ne edhe më tutje do të mbesim në bashkëpunim me ta.

Ndërsa, sa i përket çështjes së udhëtimeve zyrtarë  të institucioneve ai tha së kemi bërë kërkesa të shumta për të ndryshuar rregulloren e udhëtimeve ku më tutje ai shtoi duke thënë se udhëtimet zyrtare janë një shqetësim për neve pasi që ka vonesa të shumta në përmbyllen e shpenzimeve pasi ato po bëhen më vonesë e disa prej tyre nuk bëhen fare.

“Sa i përket udhëtimeve zyrtare të institucioneve ne i kemi bërë kërkese zyrtare që të ndryshoj rregulloren për udhëtime zyrtare. Ne vazhdimisht i marrim në mostër shpenzimet e udhëtimit dhe ajo që i karakterizon është se ka vonesa në përmbylljen e shpenzimeve sepse ato duhet të mbyllen 15 ditë pas udhëtimve e në disa ministri ndodhë që të mbyllen me vonë e diku të mos jenë fare”, tha Osmani./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit