Pushtimi sovjetik, plagë e hapur prej katër dekadash në Afganistan

Mos i humb

Katër dekada nga pushtimi sovjetik në Afganistan, ky vend vazhdon të lëkundet mes luftës dhe paqes me jetë të shumta njerëzish që pësojnë në konfliktin e vazhdueshëm ditë e natë.

Më 27 dhjetor të vitit 1979, forcat speciale të Ushtrisë së Kuqe u maskuan si ushtarë afganë, vranë presidentin e atëhershëm Hafizullah Amin dhe pushtuan instalimet kyçe të qeverisë në Kabul, duke filluar kështu pushtimin e pacënuar sovjetik në Afganistan dhe krijimin e një teatri të përgjakshëm të luftës për gjeneratat e afganëve që vijnë me implikime të tmerrshme globale.

– Moçali i vdekjes dhe shkatërrimit

Duke folur për Anadolu Agency (AA) pensionisti Mohammad Arif, veteran i Ushtrisë Kombëtare Afgane, thekson se mund të kujtojë atë ditë sikur të ketë ndodhur dje, duke u shprehur “ende më bën të dridhem”.

“Kishte një lëvizje të pazakontë të trupave gjatë ditës dhe në mbrëmje në ‘Radio Kabul’ në mënyrë të papritur nisën transmetimet nga Uzbekistani (ish-shteti sovjetik) dhe njoftuan detajet e pushtimit dhe rrëzimit të Amin-it”, shpjegon ai.

Arif, i cili humbi disa të afërm, ngjarjet e vdekjeve dhe shkatërrimit nga rebelimi i vazhdueshëm taleban, ngritjen e mëparshme të talebanëve, si dhe luftën civile të viteve 90’ta i lidhi me pushtimin sovjetik.

“Dy vëllezërit e mi u vranë nga muxhahidët”, thotë Arif, duke iu referuar rebelëve anti-sovjetikë të mbështetur nga bota muslimane dhe Perëndimi.

“Shumë nga familjarët e mi më të largët u vranë gjatë operacioneve nga forcat e qeverisë (pro-sovjetike). Ne edhe sot vazhdojmë të jemi dëshmitarë për vrasjen e afganëve nga të dyja palët”, shton ai, duke iu referuar forcave pro-qeveritare dhe rebelëve talebanë.

Sipas Qendrës për kujtime dhe dialog ‘Afganistan’ (ACMD), mbi dy milionë afganë janë vrarë që nga viti 1978.

Kjo qendër lufton për të ruajtur kujtesën e këtyre viktimave përmes gjë sendeve personale të tyre, duke filluar nga rrobat e gjakosura dhe ditaret personale të ushtarëve dhe civilëve e deri te kukullat dhe lodrat e fëmijëve. Këto kujtime tragjike janë ruajtur mirë në ‘kutitë e kujtesës’ në një muze jo larg nga pallatet ikonale Darul Aman dhe Tajbeg në Kabul, të cilat ishin vendet kryesore të pushtimit dhe vrasjes sovjetike të presidentit Amin.

– Paradoksi i Xhihadit të paprekshëm, kulturë e pandëshkueshmërisë

Forcat sovjetike u tërhoqën nga Afganistani në vitin 1090 falë ‘xhihadit’ nga afganët me mbështetje bujare nga bota muslimane dhe Perëndimi, ndërsa afganët krenohen për dëbimin e sovjetikëve nga vendi i tyre. Por, vrasjet në këtë vend vazhdojnë edhe sot.

“Pa i dhënë fund të kulturës së mosndëshkimit për të gjitha krimet e luftës kundër njerëzimit, ky cikël i lig nuk mund të ndalet”, thotë Nezam Uddin, drejtor i Organizatës së paqes dhe të drejtave të njeriut, i cili mbështet fuqishëm hapjen e një hetimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për krimet e kryera nga talebanët, forcat afgane dhe aktorët amerikanë në kontekstin e konfliktit të armatosur në Afganistan.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u dhuroi “një akt të mëshirës” dy oficerëve të ushtrisë amerikane, të cilët u dënuan apo u akuzuan për krime lufte në Afganistan.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, një falje e plotë iu dha po ashtu lejtantit të parë Clint Lorance, i cili kishte urdhëruar ushtarët nën komandën e tij të hapnin zjarr ndaj tre burrave që po lëviznin drejt tyre me një motor “me shpejtësi të pazakontë”. Lorance fillimisht u dënua për vrasjen e dy burrave në incident.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump po ashtu fali majorin Matthew Golsteyn, një Beretë e Gjelbër, i cili u akuzua për një vrasje të paligjshme në Afganistan dhe u përball me një gjykim ushtarak.

Vetëm në dhjetë vitet e kaluara, sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), mbi 100 mijë civilë u vranë ose u plagosën në Afganistan, me shumë më shumë të zhvendosur.

Gjykata Penale Ndërkombëtare më 12 prill të vitit 2019 refuzoi një apel për të hapur një hetim mbi situatën në Afganistan me arsyetimin se nuk do të shërbente për “interesat e drejtësisë”.

Nën qeverinë aktuale të mbështetur nga Perëndimi në Kabul, presidenti Mohammad Ashraf Ghani ka zhvilluar bisedime të paqarta paqësore, por të brishta me talebanët, kushtëzuar për armëpushim mbarëkombëtar, një lutje e cila deri tani nuk është përfillur nga kryengritësit të cilat janë të përkulur për të drejtuar “pushtuesit”, këtë herë amerikanët, jashtë Afganistanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit