Pusi

Mos i humb

Titulli: Pusi
Autor: Kim Mehmeti
Botues: UET Press & MAPO Editions
Redaktore: Alda Bardhyli
Korrektore letrare: Albana Bogdani
Përgatitja grafike: Besnik Frashni

Rrëfimi i pazakontë i një shkrimtari për jetën e tij, si ai, Kim Mehmeti zbërthen shqetësimet e tij për kohën, shoqëritë tona shqiptare, familjen, traditën.

Në doni të gjeni nyjën se si një shkrimtar e lidh botën e tij me lexuesin, atë vetjak, personal, intim – kjo, ndonëse me vështirësi, në ironi lehtësisht kuptohet vetëm nga urat. Tipiku për këtë është shkrimtari shqiptar Kim Mehmeti. Ai jeton në Maqedoni por gjithmonë mund ta konfirmosh prezencën e tij në kufi, në periferi, në qendër; dikur duke sjellë me trasta, me plot sakrifica, librat e tij nga Shkupi në Tiranë.

Ndër shkrimtarët që rolin e intelektualit nuk e ka fasadë por një angazhim të posaçëm në çështjet më të akute shqiptare politike e kulturore. Kim Mehmeti tani, është diku në gjithë hapësirën shqiptare, bash në atë nyjën që lidh botën e tij me arealin etnik; i drejtpërdrejtë, dhe ashpër aty ku është thyer fraktura e jetës kombëtare. Ndoshta kjo përsiatje në instinkt i ka krijuar romanin e tij më të ri “Pus”.

“Më kishin ftuar të bëja çfarë gjithnjë më shkaktonte bezdi: të flisja përpara të rinjve çfarëdo qoftë për përditshmërinë e jetës apo të rrëfeja diçka për veten qoftë nga këndvështrimi profesional, qoftë nga ai i jetës sime private. Qëmoti e kisha kuptuar se, kur papritur të kërkojnë të mbash ndonjë fjalim ose të bëhesh pjesë e ndonjë paraqitjeje publike, nuk duhet ta lodhësh veten të thuash domosdoshmërish mençuri që të mrekullojnë dëgjuesit apo të tregohesh rrëfimtar i pashoq, sepse mençuria nuk vjen me porosi dhe kurrë nuk ka ndodhur që dikush të bëhet rrëfimtar i mirë se këtë ia kanë kërkuar të tjerët. Pastaj, mençuria e dhuntia për të rrëfyer nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë pjesë e rëndësishme e përmbajtjes së shfaqjeve, duke ndikuar që shumica e të rinjve të jetojnë me bindjen se nuk të vlen gjë dituria nëse të mungon bukuria, andaj edhe synim të parë kanë mirëmbajtjen e trupit e jo të trurit…”- Ky është paragrafi i parë, si nis romani ku “shqetësimi” i përfunduar me ironinë, shoqëron pothuaj gjithë rrëfimin “Pus” të Kim Mehmetit. Bëhet fjalë për një shkrimtar të njohur që është i ftuar të referojë në një konferencë të rëndësishme mbi jetën e tij.

Ai nuk ka folur asnjëherë për veten, ka bërë dhjetëra romane, ndërsa nuk e ka kthyer asnjëherë vështrimin nga vetja. Ai, shkrimtari e nis rrëfimin nga fshati në shtëpinë e lindjes, ku ndodhet edhe Pusi – që e quajnë si Pusi i Shpendëve, – i cili në pranverë mbulohej nga trëndafilat, dhe ku nënës së tij i pëlqente të kalonte orë të tëra.

“Rikujtimi i shtëpisë së lindjes dhe i pusit në mes të oborrit më ringjall gjithmonë edhe zërin e nënës. Ajo shpesh ulej pranë asaj lulishteje dhe këndonte. Këndonte aq miklueshëm, sa më dukej se edhe ato i vinte në gjumë, njësoj si edhe ne fëmijëve të saj: duke na dehur me zërin e saj ledhatues, me puthjet e përkëdheljet, që na çonin të shtegtonim atje nga të dukej se kishin ardhur ato miklime të magjishme, në botën e ëndrrave”, shkruan Mehmeti. Vdekja e nënës, zhvendosja e familjes në qytet, dhe dëshpërimi i të atit që kërkon më kot të rindërtojë një pus për të rikthyer paqen e humbur, vdekja më pas e tij, nuk janë gjë tjetër veçse tablo që i bëjnë më të plota etapat e zhvillimit të një familjeje, që nuk është veçse familja e tij. “Kim Mehmeti është një emër i njohur i letrave shqipe që i bashkohet autorëve të kolanës së letërsisë shqipe, një kolanë kjo e rëndësishme kushtuar letërsisë dhe autorëve shqiptarë.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit