Putin bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore.

Në një komunikatë me shkrim nga Kremlini thuhet se në bisedën telefonike dy liderët kanë diskutuar për tërheqjen e njëanshme të SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Në deklaratë thuhet se gjatë bisedës është theksuar rëndësia e mbrojtjes së marrëveshjes për nga apsekti i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Duke bërë të ditur se dy liderët kanë shkëmbyer mendime edhe për krizën e Ukrainës dhe në lidhje me këtë edhe për misionin e Kombeve të Bashkuara (OKB) nën mbrojtjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në deklaratë thuhet se është arritur pajtueshmëri për vazhdimin e një angazhimi aktiv në Formatin e Normandisë.

Në vijim thuhet se Merkel e ka informuar Putin-in në lidhje me takimin e zhvilluar në qytetin Aachen të Gjermanisë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në bisedë përveç çështjes së Sirisë është diskutuar edhe për përgatitjet në lidhje me vizitën e kancelares Merkel në Soçi, e cila do të realizohet më 18 maj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit