Indonezi, protestë në mbështetje të Palestinës

Mos i humb

Në Indonezi u mbajt protestë në mbështetje të Palestinës kundër vendimit të SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës së saj në Kuds.

Në protestën e organizuar në hapësirën Monas në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, që është simbol i lirisë së shtetit, morën pjesë mijëra persona.

Pjesëmarrësit duke thirrur tekbir dhe slogane kundër SHBA-ve, në duar mbanin flamuj të Palestinës si dhe pankarta në mbështetje të Palestinës me mbishkrime “Kudsi i Lirë” “Mbroje Kudsin”.

Në protestë ku morën pjesë aktivistë, klerikë dhe liderë të organizatave civile u ofrua mbështetje financiare për Palestinën.

Protesta përfundoi pas namazit të xhumasë dhe lutjeve të bëra për Palestinën./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit