Putin: Edhe Turqia duhet të jetë në G7

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pasi ka vënë në dukje se Rusia është e hapur për bashkëpunimin me G7-ën, tha se “Turqia ka forcuar mbrojtjen e saj ajrore pas blerjes së S-400. Krahas Kinës dhe Indisë, edhe Turqia në kuadër të rolit ndërkombëtar dhe në rajon është e përshtatshme që ajo të jetë në një format të tillë (G7)”.

Putini bëri vlerësime për marrëdhëniet mes G7 dhe Rusisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor i cili zhvillohet në qytetin Vladivostok të Rusisë.

Duke theksuar se G7 është akoma një format i dobishëm, Putin tha se “Por unë nuk mendoj se një organizatë ndërkombëtare mund të jetë produktive pa Kinën dhe Indinë”.

Putin ka njoftuar se lidhur me çështjen ka biseduar edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Erdoğan, lidhur me çështjet që rrotullohen përreth G7 më pyeti mua përse unë nuk e kam sjellë në rend të ditës që Turqia të jetë në këtë format. Turqia ka forcuar mbrojtjen e saj ajrore pas blerjes së S-400. Krahas Kinës dhe Indisë, edhe Turqia në kuadër të rolit ndërkombëtar dhe në rajon është e përshtatshme që ajo të ndodhet në një format të tillë”, është shprehur Putin.

Duke theksuar se ata mbështesin një botë shumë polare, Putin tha se udhëheqja e Perëndimit ka mbaruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit