![]()
SHBA ka kryer dërgesa të reja me rreth 60 maune në zonat e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri me qëllim për mbështetje logjistike.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se SHBA-ja dje ka kaluar një autokolonë me rreth 60 maune nga pika kufitare Simelka mes Sirisë dhe Irakut.
Në autokolonë janë vërejtur automjete të mëdha, makineri ndërtimi, cisterna të karburantit, gjeneratorë dhe kamionë të mbyllur.
Burimet kanë njoftuar se maunet kanë vajtur në rajonet që ndodhen nën okupimin e YPG/PKK-së.
Përkundër dërgesave të kryera më parë ka tërhequr vëmendjen se këtë herë dërgesat janë kryer në orët e ditës.
Po ashtu edhe rreth dy javë më parë SHBA-ja dërgoi në bazat e saj në rajonet nën okupimin e YPG/PKK-së një autokolonë me 60 maune me mbështetje logjistike.
SHBA-ja e cila që prej vitit 2015 e deri më tani ofron mbështetje ushtarake ndaj YPG/PKK-së me arsyetimin e luftës kundër DEASH-it, ajo në Siri ka akoma 18 baza dhe rreth 2 mijë persona si personel ushtarak.


