Putin mesazh ngushëllimi presidentit Erdogan për tërmetin

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për shkak të tërmetit në qytetin Elazig.

Në një deklaratë nga Kremlini, thuhet se Putin në mesazhin që i ka dërguar presidentit Erdogan ka shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në tërmetin në Elazig.

“Rusia ndan dhimbjen dhe pikëllimin me ata që humbën të dashurit e tyre si rezultat i kësaj katastrofe. Urojmë shërim të shpejtë për të gjithë personat e plagosur”, ka thënë Putin në mesazhin e tij.

Nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit