Virusi kinez, konfirmohen 3 rastet e para të të infektuarve në Evropë

Mos i humb

Franca ka konstatuar tre rastet e para të të infektuarve me koronavirusin e përhapur ditët e fundit në Kinë.

Ministria Franceze e Shëndetësisë bën me dije se tre rastet e shënuara në Francë shënojnë dhe rastet e para të të infektuarve në Europë.

Njëri pacient është 48 vjeç në jug-perëndim të Bordos, shprehet në deklaratë ministria.Francezi 48 vjeçar kishte udhëtuar në Kinë dhe kishte vizituar Wuhan-in përpara se të kthehej në Francë me 22 janar. Ai i ka bërë testet mjekësore dhe që pas testeve 48 vjeçari është izoluar në shtëpi dhe nuk ka dalë jashtë.

Ndërkohë si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën 41 persona në Kinë dhe mbi 1300 të tjerë janë infektuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliua njoftoi një ditë më parë se edhe SHqipëria ka marrë masa për virusin edhe pse sipas MSH-së, jemi vend pak i rrezikuar.

“Ministria e Shëndetësisë i ka marrë të gjitha masat paraprake në përputhje me rregulloret ndërkombëtare për të vendosur një sistem survejace në ato pika që duhet realizuar sipas rrezikshmërisë. Shqipëria është momentalisht në risk të ulët, nuk është problem imediat, por kjo nuk do të thotë që ministria e Shëndetësisë të mos marrë masat e nevojshme. Ne kemi nxjerrë një urdhër për ta gjitha përgjegjësitë e institucioneve. Po monitorojmë situatën në bashkëpunim edhe me institutin e shëndetit publik dhe organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit