Putin në Ditën e Fitores: Vazhdojmë të forcojmë ushtrinë ruse

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në paradën ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq me rastin e Ditës së Fitores, tha se vendi do të vazhdojë të forcojë forcat e saj të armatosura.

Parada e këtij viti shënon 74-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Më shumë se 13.000 ushtarë dhe 130 njësi teknike si dhe 74 avionë dhe helikopterë marrin pjesë në paradën e madhe ushtarake.

Putin në adresimin e tij tha se “kanë bërë dhe do të bjënë gjithçka që nevojitet për të siguruar aftësi të lartë luftarake të forcave të armatosura ruse”.

“Njëkohësisht, Rusia është e hapur për bashkëpunim me të gjithë që janë të gatshëm t’i rezistojnë terrorizmit, neonazizmit dhe ekstremizmit”, porositi Putin.

Në mbarë Evropën sot shënohet 9 maji, Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës, ku shënohet përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe fillimi i zhvillimit të Bashkimit Evropian (BE).

Në vendet e BE-së rëndësi të veçantë i japin Ditës së Evropës ndërsa në Rusi shënohet Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit