Putin: Nëse humb zgjedhjet do bëhem fermer

Mos i humb

Vladimir Putin, pas vizitës që i bëri një fabrike të pajisjeve bujqësore, tha se nëse do të humbiste zgjedhjet e ardhshme, ai mund të zgjidhte një karrierë të re në bujqësi.

Presidenti rus i bëri këto komente ndërsa po qëndronte ulur në një kombajnë për korrje gjatë fushatës në Rostov. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në zgjedhjet e ardhshme, “unë do të filloj punën si një shofer i kombajnave pas 18 marsit”, tha Putin, sipas pamjeve të publikuara nga rrjeti i lajmeve RT.

“S’ka problem. Nuk ka fare problem”, u përgjigj Konstantin Babkin, shefi ekzekutiv i fabrikës Rostselmash.

Putini nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Vitin e kaluar ai u bë lideri i cili shërbeu më së gjati në Rusi që nga Stalini.

Ai e bëri publik kandidimin për një mandat të ardhshëm që në muajin dhjetor, ndërkohë që sondazhet tregojnë se ai nuk ka një opozitë të fuqishme.

Të dhënat më të fundit nga VTsIOM, tregojnë se 69.9 për qind e rusëve do të votojnë për president në zgjedhjet e marsit. Sipas anketës së VTsIOM, konkurrenti më i afërt i Putinit është Pavel Grudinin, një kandidat nga Partia Komuniste e Rusisë, i cili ka rreth 6 për qind të votave.

Ndërsa, kritikut më të njohur të Putinit, Alexei Navalny, i është ndaluar gara për shkak të një borxhi të pa paguar ndaj shtetit.

“Niveli i popullaritetit të Putinit shkon përtej kufijve të Rusisë. Vështirë se dikush mund ta kontestojë atë si udhëheqës absolut, dhe vështirë se mund të dalë një person që do të garonte kundër tij seriozisht në fazën e tanishme”, tha Peskov për Putin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit