PYD/PKK ushtron presion në Siri

Mos i humb

Njoftohet se organizata terroriste PYD/PKK ka arrestuar arbitrarisht kuadrot udhëheqëse të partive politike opozitare kurde në veri të Sirisë dhe i ka dorëzuar ato tek regjimi i Bashar al-Asadit.

Beshar Emin, anëtari i partisë demokrate kurde të Sirisë, e cila ndodhet nën çatinë e Këshillit kombëtar kurd të Sirisë (ENKS), për AA tha se, “PYD/PKK-ja në rajonet nën kontrollin e saj në Siri që prej një kohe të gjatë arreston në mënyrë të padrejtë shumë prej anëtarëve tanë ose ia dorëzon ato regjimit”.

Gjithashtu Emin është shprehur se, “Sipas dokumenteve që ne i posedojmë Abdulrahman Apo, një prej emrave të nivelit të lartë të partisë demokrate kurde të Sirisë, pasi u arrestua i është dorëzuar forcave të regjimit”.

Ndërkohë që edhe Ibrahim Bro, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të ENKS-së, ka theksuar se PYD/PKK-ja që prej vitit 2011 ka arrestuar dhe burgosur dhjetë anëtarë të kryesisë së këshillit të ENKS-së.

“Në mesin e të arrestuarve kemi anëtarë të cilët janë të moshuar, të sëmurë dhe kanë nevojë për përpkujdesje të veçantë. PKK-ja duke u sjellë në mënyrë diktatoreske nuk pranon as që t’u jipen nevojat mjekësore. Anëtarët tanë presin vdekjen në burgjet e organizatës” ka theksuar Bro./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit