
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se cështja kryesore që po e preokopon Policinë e Kosovës, është Ligji i pensionimit.
Sipas tij, në Policinë e Kosovës ka numër të madh të zyrtarëve në moshë si dhe pjestarë të cilët lëngojnë nga sëmundjet të ndryshme.
“Ligji i pensionit është njëra ndër cështjet kryesore të policisë dhe që e mbështet organizimin operacional. Konsideroj kemi një numër të madh në moshë dhe lëngojnë nga sëmundje të ndryshme. Ne jemi të vetdijshëm se ka një kosto buxhetore por mund të gjejmë mënyra për implementimin e këtij ligji”, ka thënë ai.
E për këtë, Qalaj theksoi se Policia e Kosovës duhet sa më shpejt të bie në duart e të rinjëve, dhe pensionimi të filloj të bëhet gradualisht.
“Është e dobishme që gradualisht të bëhet pensionimi. Policia e Kosovës është mirë qe sa më herët të bijë në duart e njerëzve të rinjë”, tha ai.


