
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paraqitur raportin vjetor të punës në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, Qalaj njoftoj se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të vrasjeve.
Ndërsa, sipas tij, Policia e Kosovës ka pasur sukses në luftimin e krimit të organizuar dhe narkotikëve, ku sic tha ai janë arrestuar gjithsej 1200 persona.
“Numri i veprave penale ka rënë për 6%, ndërsa numri i rasteve është më i vogël se sa numri, kemi pasur rritje të numrit të vrasjeve prej 32 rasteve. Lëndime të rëndë truprore kemi pasur rritje si dhe rastet e vjedhjeve, ndërsa rastet e vjedhjeve të rënda kemi pasur zvogëlim. Numri i rasteve të grabitjeve kemi pasur zvogëlim. Kryesisht grabitja ka pasur rritje sidomos në rajonin e Prishtinës. Numri i të arrestuarve ka pasur zvogëlim deri 5%.Në krimin e organizuar dhe luftimin e natkotikeve kemi pasur mjaftë sukses, 138 raste të reja 53 plane operative, janë arrestuar 363 persona të dyshuar, gjithsej 1886 raste, 18 grupe kriminale, 1200 persona të arrestuar”, ka thënë ai.
Me tutje, Qalaj bëri të ditur se është zvogëluar numri i aksidenteve në komunikacion, edhe pse pavarësisht rasteve të një kulture jo të mirë në trafik, sic tha ai duhet qasje e të gjitha instutucioneve për një gjendje të mirë në komunikacion.
Ndër të tjera, ai njoftoj se Policia e Kosovës ka pasur sukses në rastet e dhunës në familje.
“Aksidente të trafikut ka shënuar zbritje edhe pse situata nuk kanqenë gjatë vitit ashtu sic deshirojmë, është bërë një kulturë jo e mirë e vozitjes në Kosovë, prandaj duhet një qasje e gjithë instutucioneve që të kemi një gjendje të mirë të trafikut. E tërë policia është angazhuar në organizimin e informatave, kemi trajuar 80 raste prej tyre kanë qenë vetëm 3 raste të reja. Kemi bërë pune të mirë në parandalimin e terrorizmit. Si dhe Në rastet e dhunës në familje, kemi pasur mjaftë sukses”, njoftoi Qalaj duke shtuar se këto analiza janë duke dhënë rezultatin e duhur sidomos tash në muajin mars, e kjo është falë angazhimit të policisë se Kosovës dhe qytetarëve të cilat po lajmërojnë rastet në vend.
Ndryshe, me vendimin e anëtraëve të Komisionit është shtyrë për javën e ardhshme pika e rëndit të ditës, shqyrtimi i raportit për mbykqyrjen e zbatimit të ligjit nr 03/L-231 për Inspektoratin Policorë të Punës.


