Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik.
Kjo rutine rrit në mënyrë domethenëse riskun për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, deri në 54% më shumë për vdekje të parakohshme për shkaqe të tilla.
Sipas studimit të kryer nga MIT që ka analizuar të dhënat e rreth 90 mijë personave, qëndrimi ulur për kohë të gjatë, qoftë për shkak të profesionit, është shumë i dëmshëm, jo vetëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, por edhe për sistemin muskulor.
Pra aktiviteti është mjaft i rëndësishëm, por nuk mjafton, pasi efektet negative nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë janë shumë të mëdha dhe nuk mund të kontrastohen vetëm në mënyrë të tille.