“Qëndrimi se teknologjia krijon papunësi është i gabuar”

Mos i humb

Qëndrimi se teknologjia do të shkaktojë papunësi është një qëndrim i gabuar, tha kryetarja e platformës Hepsiburada, që është platforma më e madhe e tregëtisë në Turqi.

“Definicioni për papunësinë duhet të ndryshojë. Atë që ne sot e quajmë papunësi, në të ardhmen mund të jetë një punë e re”, tha Hanzade Doğan Boyner në paraqitjen e saj në samitin ekonomik Uludağ që po mbahet në Bursa të Turqisë.

Teknologjia duhet të jetë pjesë e kulturës korporative, tha ajo, duke shtuar se kompanitë doemos duhet të punojnë për të mbajtur ritmin me epokën dixhitale.

“Sektorët dhe kompanitë për të cilat askush nuk priste se do të shkatërrohen, u zhdukën në epokën dixhitale”, tha Boyner.

Sipas saj, politikëbërësit, bota e biznesit dhe krijuesit e opinionit duhet të diskutojnë për menaxhimin me teknologjitë e reja.

Në samitin në fjalë, adresim pati edhe Tansu Yeğen, zëvendëspresident i kompanisë teknologjike UiPath, njëherësh përgjegjës për Evropën. Siç tha ai, kompanitë që përdorin robotë softuerikë bëhen më konkurrues.

Yeğen nënvizoi se robotë të tillë softuerikë nuk nënkuptojnë shkarkimin e punonjësve por gjenerimin e punësimit.

“Shumica e projekteve dixhitale kanë dështuar nga shkaku i këtij gabimi. Robotët dixhitalë krijojnë pothuajse 50 për qind kapacitet shtesë të punësimit”, tha ai.

Samiti dy-ditor i Ekonomisë Uludağ, i cili përfundon të shtunën, në fokus të punës ka industrinë, tregtinë, prodhimin, financat, energjinë, bujqësinë dhe teknologjinë.

Samiti tërheq biznesmenë, ekonomistë, zyrtarë të lartë dhe akademikë nga Turqia dhe nga bota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit