Zyrtarët irakianë ikin për të shpëtuar nga turma e zemëruar për tragjedinë me tragetin

Mos i humb

Një autokolonë në të cilën ndodhej guvernatori i rajonit Nineveh, Nofal al-Akoub, kaloi me shpejtësi përmes një turme të zemëruar të qyetarëve të Mosulit, duke lënduar dy qytetarë, të cilët protestonin për aksidentin vdekjeprurës të tragetit ku si pasojë vdiqën mbi 100 persona.

Të paktën 103 persona humbën jetën të enjten në mbrëmje, kur një traget i stërmbushur me njerëz u fundos në lumin Tigër pranë Mosulit.

Dëshmitarët okularë të zhvillimit të sotëm, thanë për AA se banorët lokalë të zemëruar, përfshirë disa të afërm të viktimave, brohorisnin slogane kundër zyrtarëve mbi të cilët hodhën gurë kur këta të fundit mbërritën në vendin e aksidentit.

Ndërsa autokolona e al-Akoub u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, dy të afërm të viktimave, u shtypën nga automjeti i cili shpejtonte të largohet.

Shkalla e lëndimeve të tyre mbetet e panjohur.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, deri më tani janë arrestuar nëntë persona në lidhje me incidentin, për të cilin Bagdadi zyrtar ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Trageti i fundosur ka qenë i stërmbushur me njerëz të cilët kremtonin Nevruzin, festën e ardhjes së pranverës.

Në traget ndodheshin 170 persona, ndonëse bëhet fjalë për një mjet lundrimi me kapacitet deri në 50 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit