Qentë mund të njohin ndryshimin midis gjuhëve sipas një studimi të fundit

Mos i humb

Një studimi me 18 qenër që dëgjojnë me anë të kufjeve gjuhë të ndryshme të botës është organizuar në Hungari. Subjektet gjatë eksperimentit janë vendosur në një makinë të rezonancës magnetike ku survejohet aktiviteti i tyre nervor. Qentë dëgjojnë në kufje zërin e një femre që lexon pjesë nga libri “Princesha e vogël”.

Pasi kafshët dëgjojnë pjesë nga libri fillojnë të dëgjojnë një seri fjalësh të pakuptimta raporton “CNN”. Dy nga 18 subjektet e kishin dëgjuar më parë gjuhën spanjolle, ndërsa 16 subjektet e tjera kishin dëgjuar gjuhën hungareze. Skanimi i trurit të kafshëve zbuloi modele të ndryshme aktiviteti në korteksin parësor të dëgjimit. Shkencëtarët gjithashtu zbuluan që pjesë të trurit të qenërve bëheshin aktive kur dëgjonin një gjuhë të panjohur.

Profesori i Universitetit Eotvos Lorand, Attila Andics tha se kjo është specia e parë jo primate që tregon aftësi spontane gjuhe dhe është hera e parë që e lokalizojmë atë. Ky eksperiment nisi pasi neuroetologia Laura Cuaya u zhvendos me qenin e San Kun-kun në Hungari. Ajo tha se i kishte folur gjithmonë qenit spanjisht dhe më vonë i lindi kurioziteti nëqoftëse qeni i saj mund të detektonte gjuhë të tjera.

Qentë ishin stërvitur më parë për të qëndruar në një makinë të rezonancës magnetike. Neuroetologia tha se kafshët mund të largoheshin nga makina e rezonancës magnetike në momentin që dëshironin dhe askush nuk i mbante me forcë. Ajo gjithashtu tha se pronarët e qenërve ishin prezent në momentin e eksperimentit dhe që qentë ndiheshin rehat dhe të lumtur.

Bashkautori në studim Raul Hernandez Perez tha se gjetjet tona sugjerojnë se gjatë jetës së tyre me njerëzit, qentë kuptojnë rregullsitë dëgjimore të gjuhës së të cilës i ekspozohen. Profesori Andics tha se ky ndryshim që qentë vënë re kur i flet në gjuhë të ndryshme është i njëjtë me ndryshimin që vënë re midis gjuhëve dhe foshnjat që akoma nuk kanë nisur të flasin. Profesori Andics deklaroi se kafshët mund të bënin ndryshimin midis tonit për frazat familjare që kishin dëgjuar më parë.

Mijëra vite zbutje i kanë dhënë qenërve një avantazh për përpunimin e gjuhës sipas profesorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit