Qeveria austriake: 450 euro ndihmë për të papunët, 360 euro për secilin fëmijë

Mos i humb

Më shumë se gjysmë milioni ishte numri i të papunëve gjatë kohës së pandemisë në Austri.

Për ta lehtësuar pak krizën ekonomike që qytetarët e përjetuan për shkak të humbjes së punës, qeveria austriake ka planifikuar që përveç shumës së të hollave që marrin të papunët, të përfitojnë edhe një ndihmë shtesë materiale.

Në konferencën e sotme për shtyp qeveria austriake njoftoi se do të paguajë 450 euro të tjera shtesë për këdo që kërkon punë për të paktën dy muaj e ardhshëm midis korrikut dhe shtatorit.

Kjo shumë parash u premtua nga ministri i Ministrisë Sociale, Rudolf Anschober dhe ministrja e Punës, Christine Aschbacher, raporton ORF.

Për më tepër, qeveria po ashtu ka premtuar se nga shtatori së bashku me shtesat e tjera familjare, do të paguajë deri në fund të vitit nga 360 euro shtesë për secilin fëmijë në familje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit