Qeveria boshnjake dërgon 50 tonë drithëra ndihma në Shqipëri

Mos i humb

Në një mbledhje urgjente, Qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës mori vendimin për dërgimin e 50 tonëve drithëra, nga këto 25 tonë misër dhe 25 tonë grurë, nga rezervat e saj për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare si pjesë e një ndihme ndërkombëtare për përballimin e përmbytjeve që prekën Shqipërinë në fillim të këtij muaji.

Administrata Federale për Mbrojtjen Civile është e ngarkuar për transportimin e kësaj ndihme humanitare, ndërkohë që qeveria do të mbulojë shpenzimet e transpotit.

Ndërkohë, Ministria Federale e Financave, Departamenti Federal i Rezervave të Shtetit dhe Administrata Federale për Mbrojtjen Civile janë përgjegjëset për zbatimin e këtij vendimi.

Në fillim të dhjetorit, shira të rrëmbyer shkaktuan përmbytje në jug dhe në qendër të Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit