Qeveria dërgon në Kuvend Projekt-Statutin për Trepçën

Mos i humb

Edhe përkundër shumë vërejtjeve të bëra, Qeveria e Kosovës, sot ka miratuar dhe ka proceduar Projekt-Statutin për Trepçën për miratim në Kuvend.

Ky statut ishte dërguar në komisionet funksionale ditë më parë, mirëpo i njëjti është kthyer në Qeveri nga komisioni i Zhvillimit Ekonomik për plotësim, duke e harmonizuar me amendamentet mes sindikatës, Bordit të Trepçës dhe Qeverisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se draft statuti i plotësuar përkrahet nga një spektër i gjerë.

“Ky dokument mundëson zbatimin e ligjit për Trepçën. MZHE ka akomoduar kërkesat e të gjitha palëve. Versioni aktual i cili kërkon aprovimin tuaj gëzon mbështetje të gjerë”, tha Lluka.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ndonëse lavdëroi punën e ministrit Lluka, tha se ka përshtypjen që nevojiten edhe dy-tri javë përgatitje për tu proceduar në Kuvend.

Kritika për statutin e Trepçës kishte edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Ky dokument është dashur me pas standardin e një dokumenti siç do të duhej të ishte statuti i një ndërmarrje. Mendoj që gjatë zbatimit në praktikë dhe nëse nuk përmirësohet jam i bindur që ka me pas vështirësi dhe ka me sjellë situata që kanë me qenë shumë konfuze dhe të vështira në vendimmarrje”, tha Hamza.

Pas miratimit në Qeveri, statuti për Trepçën do të shqyrtohet sot në komision për t’u proceduar në seancën që pritet të mbahet javën tjetër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit