Hoti: Taksa ndaj Serbisë, mbulesë e dështimeve të Qeverisë

Mos i humb

“Serbia meriton që taksa të jetë shumë herë më e lartë sesa që është kjo tani, por problemi është që për Qeverinë Haradinaj (taksa) është bërë strehimore për t’i ikur problemeve”, kështu u shpreh Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, gjatë një konference për media.

Hoti, ndër të tjera, përmedi dështimet e njëpasnjëshme të “Qeverisë Haradinaj”. Sipas tij, kjo Qeveri nuk ka asgjë tjetër për t’i dhënë qytetarëve të Kosvës përpos taksës.

“Taska 100 për qind për “Qeverinë Haradinaj” është bërë strehimore për t’i ikur problemeve. Me taksë po mundohen t’i mbulojnë dështimet e shumta të Qeverisë, duke u nisur nga greva e tashme, tërheqjet e njohjeve që po bëhen vazhdimisht, përqarjet brenda dialogut, me krizën e qeverisjes lokale që ka ndodhur në Qeveri, e tash edhe me problemet e telekomit…”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, sa më shumë që grumbullohen problemet e pazgjidhura, aq më shumë do të insistohet nga Qeveria që taksa ndaj prodhimeve serbe të mbetet në fuqi, me qëllim të mbulimit të dështimeve.

Hoti është shprehur skeptik edhe për vizitat e shpeshta të ekipit negociator në Bruksel. Ai ka thënë se tashmë përmbajtja e dialogut është edhe më e paqartë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, gjendja kurrë nuk ka qenë më e paqartë. Vetëm një gjë është e sigurt; angazhimi i Presidentit për shkëmbim të territoreve për të cilën temë po punon në baza ditore. Sa më shpesh ky ekip negociator po shkon në Bruksel, aq më i paqartë po bëhet qëndrimi i ekipit para qytetarëve të Kosovës”, tha Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit