“Qeveria e Unitetit në Libi do të formohet në fund të vitit 2018”

Mos i humb

 

 

Kryetari i Parlamentit të Libisë me seli në Tobruk, deklaroi se pret formimin e qeverisë së unitetit më së voni në fund të këtij viti.

“Pres që deri në fund të këtij viti, të zgjidhen problemet në Libi dhe të formohet një qeveri e unitetit”, tha Aqila Saleh, në një prononcim në aeroportin në Rabat të Marokut, ku qëndroi për një vizitë zyrtare.

Ai tha se i ka kërkuar Rabatit zyrtar të nxitë palët në Libi, përfshirë të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për atë vend, Ghassan Salame, të përshpejtojnë zgjidhjen e problemit në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

“Maroku do të ketë një rol kryesues në çështjen e negociatave për dalje nga kriza libiane”, tha ai, duke përshkruar vizitën në Marok si tejet të suksesshme.

Shtatorin e kaluar, Salame prezantoi planin e propozuar për dalje nga kriza politike, i cili mes tjerash bën thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare brenda një viti.

Plani synon krijimin e një qeverie “të unifikuar dhe përfaqësuese”, brenda kornizës së marrëveshjes politike nga viti 2015.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit